E Shtunë, 31 Tetor 2026

Migrantet si objekte arti

Prej kohesh Tarek Marestanit i kishte lindur ideja qe te portretonte te rinj me rrenje te huaja. Idene per projektin ai e pati para disa vjetesh kur jetonte ende ne landin e Saksonise se Poshtme. Kur u shperngul nje vit me pare ne Berlin piktori 60 vjecar konstatoi se kishte ardhur koha per ta vene ne jete projektin ne Berlin. Ai vendosi kontakt me shoke dhe miq me origjine migranti ne lagje te ndryshme te qytetit ku kishte shume migrante dhe i pyeti nese ishin te gatshem te qendronin si modele per projektin e tij

Une ua shpjegova atyre sfondin e ketij projekti Ky projekt nuk eshte gje tjeter vecse nje ure mirekuptimi midis njerezve me sfond migrantesh dhe shoqerise gjermane. Dhe une dua te ndertoj nje ure njerezore dhe nje dialog objektiv e jo polemik.

Rreth 15 te rinj arriti te entuziazmoje artisti per projektin e tij gjithsej do te behen rreth tridhjete te rinj qe marrin pjese. Ai deshiron te beje portrete te te rinjve sepse ata jane e ardhmja e shoqerise tha Marestani. Por per kete ata duhet ta perfundojne shkollen me rezultate te mira per te qene ne gjendje qe te marrin pjese me mire ne formesimin e shoqerise. Nga ana tjeter politika duhet tu sinjalizoje atyre ne kujdesemi per ju perpiquni ne iu ndihmojme qe puna te ece me tej.

Bildunterschrift Piktori Tarek Marestani me nje prej modeleve Wassima Ait-Oufkir.Ish-drejtori i Institutit Oriental te Hamburgut Udo Steinbach i cili e njeh prej kohesh artistin e mbeshtet projektin

Pikerisht ne kete moshe pesembedhjete vjec dhe ndoshta edhe pak me te medhenj ketu jane keta qe jane ne prag te perfundimit te shkolles para perfundimit te trajnimit te avancuar profesional. E keta shohin menjehere se perballe tyre eshte ndertuar nje front qe ata te perjashtohen. Per shembull kryeministri i Bavarise Horst Seehofer tha Ne distancohemi nga migracioni i ambjenteve te tjera kulturore - ai e ka fjalen per keta. Per ta thene troc ky eshte nje shok. Une besoj se ne kete situate eshte e rendesishme qe ti tregojme shoqerise se ju duhet tu jepni nje shans ketyre te rinjve ne nje takim te hapur me ta.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Prof. Udo Steinbach ish-drejtori i Institutit Oriental te Hamburgut.Tarek Marestani e nis punen e tij artistike vetem pas nje pergatitjeje rrenjesore. Pervec fotografive dhe skicave ketu bejne pjese edhe bisedat me femijet dhe te rinjte qe do te portretohen dhe prinderit e tyre. Ne fund do te krijohen portrete ne te cilat pasqyrohet edhe dicka nga mendimet e tyre dicka nga endrrat dhe nga karakteri i tyre.

Wassima 13 vjecare nje gjimnaziste e Hamburgut me rrenje marokene eshte njera nga te rejat qe po portreton aktualisht Tarek Mestani. Asaj i pelqen te pikturoje edhe vete dhe te luaje ne nje grup teatral. Kur e pyesin se pse deshiron te behet pjese e projektit artistik Wassima thote se ne te ardhmen ndoshta deshiron te behet avokate

Une marr pjese ne kete projekt sepse dua qe te tregohen edhe ane te mira te integrimit dhe jo vetem te keqiat.

Midis femijeve te migranteve nuk ka vetem nga ata qe ndjekin shkollen e mesme profesionale sepse nuk kane rezultate te larta por edhe gjimnaziste thote Wassima me besim ne vetvete. Ne gjimnazin e saj nuk luan asnje rol se prej cilit vend vjen por trajtohesh si i barabarte.

Tarek Marestani deshiron te beje portrete jo vetem te te rinjve me origjine migrantesh

Une kam takuar edhe njerez nga Vietnami dhe nga Kina. Une kerkoj edhe nacionalitete te tjera. Dhe une e mbledh kete material dhe javen e ardhshme do te kem edhe nje takim ne Kreuzberg me nje familje kineze e cila eshte shume interesante. E pres me shume interes ate qe do te me tregojne ata.

Portretet pikturohen ne pelhure akriliku dhe me bojera vaji me nje teknike te kombinuar dhe do te kene permasa 60X70cm.

Shkencetari i shkencave islame Udo Steinbach kujton se arti ne Evrope ne shekullin e 19-te dhe te 20-te ishte marre here pas here me fenomene sociale. Me kete jane iniciuar procese ndergjegjesimi. Kete ai e pret te ndodhe edhe kur te perfundojne portretet e ekspozites se Marestanit.

Autor Sabine Ripperger / Auron Dodi

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›