Maqedoni shqiptaret e mbyllin me akuza

“Ky vit do të mbahet mend si viti i përpjekjeve të Dick Marty dhe Menduh Thacit për të njollosur historinë më të re të shqiptarëve, do të mbahet mend se Dick Marty dhe Menduh Thaci, në mungesë të alternativave publikojnë raporte të sajuara”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ndërkohë, kreu i PDSH-së, Menduh Thaci në konferencën për mediat e cilësoi këtë vit si viti i arritjeve historike të shqiptarëve të Maqedonisë me anë të pasqyrimit të dokumenteve sekrete.
“Ky vit karakterizohet me arritjen e jashtëzakonshme, historike të shqiptarëve të Maqedonisë, zbulimin e dokumenteve sekrete të cilat vërtetojnë kategorikisht se drejtuesit e konfliktit të 2001 dhe drejtuesit e tanishëm të BDI-së kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete jugosllave”, tha Thaci.