Festat, nje top gjigand do ndricoje Times Square

Nje top i stermadh do te ndricoje ne te famshmin “Times Square” ne Nju Jork per te pritur 2009-en, qe do te qendroje aty per Festen e Valentinit, Diten e Pavaresise dhe Halloween.
Topi i krijuar ne nje studio ne Jonkers ne Shtetin e Nju Jorkut ka nje diameter 3.7 meter dhe peshon thuajse gjashte ton. Jane 2468 kristale ne forme trekendeshi te prodhuara ne Uoterford te Irlandes.
Topi eshte mbushur me kabell elektrik dhe ngjyrat dominante qe do te shfaqen jane e kuqja, e bardha, bluja dhe jeshilja, te cilat te kombinuara se bashku do te prodhojne 16 milione ngjyra te tjera.
Topi shumengjyresh i vitit te kaluar ishte me i vogel dhe peshonte me pak se 1 ton. Shtiza e perdorur per te meparshmit nuk konsiderohej e forte, kesisoj eshte ndertuar nje bosht tjeter.
Topi gjigand do te vendoset afersisht 1450 metra mbi “Times Square”. Ky do te jete topi i 101 ne historine e topave te sheshit te famshem te metropolit amerikan.