Festat, radhë të gjata në Kakavijë
KAKAVIJË - Mijëra emigrantë janë duke hyrë nga pika kufitare e Kakavijës. Një prurje e pazakontë është shënuar orët e para të ditës së sotme. Afro 13 mijë persona kanë kaluar kufirin për në 10 orë. Në dy anët e doganës po punohet me kapacitet të plotë, thonë autoritetet, por radha është e pashmangjshme. Sipas zëdhënësit, autokolona e makinave që presin në doganë arrij në 4 km.