E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, rikthehet trafiku në rrugët e Tiranës

Festat e fundvitit ashtu siç pritej kanë rikthyer trafikun në rrugët e kryeqytetit. Gjatë ditëve të fundit është regjistruar një fluks në rritje i lëvizjeve, sidomos në zonat e tregjeve, siç është zona tek Pazari i Ri dhe tek Medreseja. Shkak për këtë fluks është bërë ardhja e emigrantëve, çka ka sjellë shtimin e automjeteve në kryeqytet.

Drejtori i përgjithshëm i policisë rrugore Vullnet Topallaj gjatë një prononcimi për televizionin “Ora News”, ka sqaruar se pavarësisht fluksit në rritje të lëvizjeve nuk ka pasur bllokim të rrugëve ndërkohë që ka theksuar se janë marrë të gjitha masat për të përballuar çdo lloj situate.
 

Topallaj ka përmendur edhe masat e marra për monitorimin e fluksit të lëvizjeve gjatë ditëve të festave, si dhe për sigurimin e rendit dhe qetësisë. Vëmendja e drejtorisë së policisë ka theksuar ai është përqëndruar totalisht në kontrollin dhe monitorimin e të gjithë situatës.
Drejtoria e policisë ka marrë masat gjithashtu edhe për të shmangur incidentet që mund të regjistrohen kryesisht gjatë natës së ndërrimit të viteve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›