E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, ekzekutohet me armë emigranti

Një 42-vjeçar, emigrant në Itali është ekzekutuar me armë paraditen e sotme në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Fier në fshatin Panaja ku 42-vjeçari Romeo Fejzullahu është ekzekutuar me armë nga persona ende të paidentifikuar.

42-vjeçari Fejzullahu nga qyteti i Patosit ka qënë duke u udhëtuar me automjetin e tij tip furgon drejt shtëpisë pasi kishte mbërritur para pak minutash nga Italia.

Menjëherë 42-vjeçari është dërguar urgjentisht në spital po rrugës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
 

Ndërkohë policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ekzekutimit të emigrantit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›