E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfindustria: Të zbatohen afatet ligjore për kasat fiskale

Konfindustria fton gjithë vendimmarrjen politike të vendit pa dallim ngjyrash partiake të mbështes pajisjen e plotë me kasa fiskale të bizneseve.

“Çdo shtyrje e mëtejshme në kohë e pajisjes me kasa fiskale është me pasoja të pallogaritshme të dëmshme për biznesin e ndershëm, konkurueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë kombëtare në tërësi si dhe goditje e pastër në afatgjatë në fuqinë e zbatimit të ligjit. Shqipëria nuk mund të veprojë ndryshe nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Gjergj Buxhuku, Administrator i Konfindustrisë.

Konfindustria vlerëson, se pikërisht në hallkën e ndërprerë të pikës se lidhjes ligjore të tregtisë me pakicë/biznes i vogël me konsumatorët, ndodhin të gjitha rrjedhjet e shmangies financiare. “Vlerësohet se shmangia fiskale në Shqipëri, ende e kalon masën e papranueshme prej mbi 50% të PBB dhe ka pasoja shkatërruese sidomos për industritë prodhuese të rregullta të vendit, shkatërrimin e konkurrencës me pasoja të drejtpërdrejta në rrënimin e mirëqënies së qytetarëve shqiptarë në përgjithësi”, thekson deklarata.

                                                                                             2010-12-30 13:20
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›