E Hënë, 2 Nëntor 2026

Festat rikthejnë emigrantët në atdhe! Fluks hyrjesh në pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë-Thanës

Festat rikthejnë emigrantët në atdhe! Pikat kufitare në Kapshticë dhe Qafë Thanë kanë pasur fluks në rritje gjate këtyre ditëve.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 11 mijë shtetas kanë hyrë në Shqipëri nga Greqia përmes pikës kufitare të Kapshticës.

Për të përballuar këtë fluks, policia kufitare ka punuar me kapacitet të plotë, duke hapur gjashtë sportele, nga të cilët katër i janë dedikuar hyrjeve.

Kjo masë ka ndihmuar në shmangien e radhëve të gjata dhe ka mundësuar një proces të shpejtë dhe efikas për qytetarët që kalojnë në të dy anëet e  kufirit.

Edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës, që lidh vendin me Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar flukse të larta hyrjeje dhe daljeje gjatë dy ditëve të fundit.

Policia kufitare ka punuar me orare të zgjatura.

Këto masa vijnë në kuadër të përgatitjeve për festat e fundvitit, kur pritet që fluksi i hyrje-daljeve të rritet edhe më tej.

Policia kufitare zyrtarisht ka bërë me dije se do të vijojë punën me angazhim maksimal për të përballuar situatat dhe për të siguruar lehtësimin e lëvizjes për të gjithë qytetarët./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›