E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, ushqimet shiten nen peshe

Rudina Llazari
SHKODER - Produkte te shumta ushqimore ne Shkoder, perfshi ketu edhe buken, shiten nen peshe. Situata perkeqesohet ne keto dite festash. Gjate kontrolleve te bera ne njesi te ndryshme ushqimore ne kete qytet, ka rezultuar se tregtaret abuzojne duke mashtruar konsumatoret kundrejt perfitimit te tyre. Nderkohe, mbetet problematike cilesia e mallrave dhe shitja apo tregtimi i tyre jashte parametrave higjienike. Nisur nga nje situate e tille, kryetari i Keshillit te Qarkut te Shkodres, Gjovalin Kolombi, ka bere nje takim me te gjithe drejtuesit e institucioneve qe lidhen direkt me keto probleme. Gjate ketij takimi, perfaqesues te Deges se Metrologjise dhe te Kalibrimit (zyre qe kontrollon saktesine e njesive matese ne dyqane dhe njesi tregtare), kane shprehur shqetesimin e tyre se tregtaret nuk denjojne qe te kontrollohen prej tyre. Kryetarja e re e kesaj dege, Dhurata Kamberi, ka pohuar se ne fakt, kjo zyre nuk ka qene eficiente qe nga ngritja e saj, 7 vjet me pare. Ne takim eshte ngritur si shqetesim shitja jashte cdo kriteri higjenik te produkteve ushqimore ne merkaton e qytetit, por edhe nga tregtare te shumte ambulante. Per te zgjidhur problemet aktuale mes konsumatoreve dhe tregtareve, Kolombi ka kerkuar ngritjen e nje grupi pune me perfaqesues te te gjitha institucioneve.
Kontrollet e herepashershme, te bera ne njesi te ndryshme tregtare ne qytetin verior, kane nxjerre ne pah se buka, djathi, mielli, orizi, vaji etj., shiten nen peshe. Sipas drejtoreshes se zyres qe kontrollon saktesine e peshoreve apo te njesive te tjera matese prane Prefektures se Shkodres, Dhurata Kamberi, buka nuk shitet ne peshen e saj, por edhe vaji e te tjera produkte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›