Nis aksioni per prishjen e ndertimeve pa leje
Pas vendimit te KRRT-se se Bashkise Shkoder per prishjen e te gjitha ndertimeve te paligjshme ne akset rrugore qe jane ne rikonstruksion e siper, ka nisur aksioni per zbatimin e tij. Dy ditet e fundit, aksioni ka marre udhe, i startuar nga Policia Bashkiake, mbeshtetur nga Policia e Rendit dhe ajo e qarkullimit. Kryesisht kane qene njesi tregtare, te cilat prej vitesh ishin ndertuar ne hapesira publike, sic jane trotuaret qe jo vetem se ishin pa leje, por ato kane rrezikuar jeten e kembesoreve, te cilet kane qene te detyruar te ecin ne trasene e rruges ne mungese te tyre. Fillimisht, objektet e percaktuara per prishje kane qene ato ne rrugen "Daut Borici". Policia Bashkiake prej ditesh kishte bere njoftimet e paracaktuara nga ligji, ndaj dhe pronaret e ndertimeve kishin bere vete zhvendosjen e mallit qe ndodhej ne to. Ne kete rruge kane qene gjithsej 22 ndertime pa leje, te cilat u prishen. Sipas burimeve nga bashkia, mesohet se shumica e pronareve te ketyre ndertimeve jane ish-pronare te tokes, te cilet kane ndertuar me qellim sigurimin e nje mjeti jetese. Drejtuesit e saj kane zhvilluar nje takim me ish-pronaret, duke u premtuar se se shpejti do te behet nje studim i mirefillte urbanistik per te gjithe segmentin rrugor dhe me pas aty do te shikohet mundesia e ndertimit te njesive tregtare te pershtatshme, pa cenuar ndertimet urbanistike ekzistuese. Sipas ketij projekti, keta persona mund te shfrytezojne njesite tregtare per te punuar dhe nxjerre te ardhurat. Pas aksionit ne rrugen "Daut Borici", fadromat e Policise Bashkiake kane bere prishjen e disa ndertimeve te tjera ne zonen e quajtur "Bacja e Cakajve".
R.Llazari