Festë dhe fishekzjarre në selinë blu/ Sali Berisha rikonfirmohet në krye të PD me 37 mijë vota

Në selinë e Partia Demokratike e Shqipërisë shpërtheu festa menjëherë pas publikimit të rezultateve paraprake të referendumit për kreun e partisë. Mbështetësit demokratë festuan me fishekzjarre dhe brohoritje rikonfirmimin e Sali Berisha në krye të PD-së.
Sipas deklaratës zyrtare të selisë blu, Berisha është konfirmuar kryetar me 37,341 vota pro nga anëtarësia demokrate. Në total, në procesin e votimit morën pjesë 39,441 anëtarë në 87 qendra votimi të ngritura në të gjithë vendin.
Procesi u zhvillua në të 77 degët e partisë, ndërsa drejtuesit demokratë e cilësuan atë të qetë, transparent dhe me pjesëmarrje masive.
Nga votat e numëruara, 38,902 rezultuan të vlefshme, ndërsa 539 ishin të pavlefshme. Në total, 37,341 anëtarë kanë votuar pro Berishës, 1,055 kundër dhe 506 kanë abstenuar.
Procesi u zhvillua në 87 qendra votimi në 77 degë të PD-së në të gjithë vendin. Drejtuesit demokratë e cilësuan votimin si transparent, të qetë dhe me pjesëmarrje masive të anëtarësisë.