E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festë dhe njohja me të rinjtë

21/03/10 00:30

Festa vazhdon për banorët, por në të njëjtën kohë ata i lënë hapsirë edhe njohjes me banorin më të ri, Mandin. Mandi flet me radhë me banorët dhe u tregon atyre gjëra të përgjithshme lidhur me jetën e tij jashtë kësaj shtëpie. Ai flet kryesisht për familjen e vet dhe për vajzën e vogël. Banorët duken shumë miqësor me banorët e rinj. Por, edhe banorët e rinj pëlqejnë të rrinë me njeri-tjetrin, sidomos dy vajzat të cilat u futën njëkohësisht në BB. Banorët e rinj duken shumë të lirshëm e të afruar me banorët e vjetër. Bisedat mes banorëve janë nga më të ndryshmet. Kështu Bertina dhe Mandi diskutojnë për jetën në Greqi, pasi të dy kanë qënë atje. Mandi tregon se i ka ndjekur banorët nga jashtë dhe se i di pak a shumë historitë e tyre. Të dy flasin për emigracionin dhe Bertina i tregon jetën e saj në Greqi, edhe pse ka qënë shumë e vogël. Bertina tregon se që kur babai i saj u largua nga kjo jetë, ata nuk kanë shkuar më në Greqi. Kështu ajo fillon ti tregojë për humbjen e të atit dhe kujtimet e tij që i ruajnë me fanatizëm. Edhe Mandi tregon se e ka humbur të atin kur ka qënë i vogël. Të dy banorët diskutojnë për humbjen e njërit prind dhe vështirësinë e jetës. Bertina shprehet se kjo humbje të shkakton një goditje të fortë, por nga ana tjetër të bën më të fortë në përballimin e jetës. Edhe Manal hyn në bisedën e tyre dhe e pyet Bertinën se përse i thërrasin miza dhe Bertina i spjegon se ia ka vënë këtë pseudonim Miri, njësoj si motrës së vetë. Edhe Manal tregon pak nga historia e saj, flet për familjen dhe karakterin e saj, ndërsa bisedon edhe me Domenikën, Manal shprehet se ka një karakter të fortë dhe që ajo që nuk i pëlqen tek një person, ia thotë në sy. Ndërkohë festa vazhdon brenda në shtëpi, po ashtu edhe njohjet me banorët e rinj. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›