E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kule, kreu i ri i Konferencës së Rektorëve

Gjatë zgjedhjeve të djeshme për kryetarin e ri të Konferencës së Rektorëve, me pjesëmarrjen e pjesës më të madhe të rektorëve të universiteteve publike dhe private në vend, rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule u zgjodh kryetar i ri i Konferencës së Rektorëve. Një vit me vonesë nga sa përcakton ligji, ish-kryetari i Konferencës, rektori i

Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Dr. Jorgo Kaçani, mblodhi në mjediset e Universitetit Politeknik, Konferencën e Rektorëve me qëllim zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të ri të këtij institucioni ku u zgjodh si kryetar dr. Dhori Kule, duke fituar ndaj kandidatit tjetër, ish-kryetarit Kaçani. Ndërkaq, nënkryetar u zgjodh rektori i Universitetit Europian të Tiranës, prof. dr. Adrian Civici. Në fjalën e tij Rektori Kule falenderoi kolegët e tij për nderin dhe përgjegjësinë që i dhanë, duke e vendosur në krye të institucionit më të lartë që mbron interesat e universiteteve publike dhe private në vend. Ai premtoi bashkëpunim të gjerë me të gjithë aktorët e arsimit të lartë, duke vendosur tashmë theksin në rritjen e cilësisë së universiteteve dhe në reformat e reja në financimin e universiteteve publike, që janë premtuar edhe nga qeveria dhe që do të mundësojnë rritjen cilësore të arsimit të lartë në vend. Në takimin e djeshëm morën pjesë 32 rektorë të unviersiteteve publike dhe private. Konferenca e Rektorëve është një organ i përcaktuar në ligjin e arsimit të lartë, që ka si qëllim mbrojtjen e interesave të institucioneve të arsimit të lartë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›