E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feste e cmendur per Diten e Veres, kenge, ballokume dhe hare

Dita e Veres nis me kenge dhe do te perfundoje po me hare, pas programit tre ditor te bashkise se Elbasanit, qe e ka kthyer ne tradite. Prej mbremjes se djeshme, kane nisur koncertet festive ne qytetin e luleve dhe ballokumes, qe me 14 mars do te jete edhe epiqendra e gjithe shtetit apo kryeqytet per nje dite. Bashkia e Elbasanit njoftoi dje se ka organizuar nje sere aktivitetesh te larmishme, nga koncertet dhe panairet, deri tek ekspozitat dhe garat e ndryshme festive. Ndersa ballokumet dhe embelsirat e tjera kane nisur te tregtohen ne bulevard qe prej fundjaves. Per kete shkak bashkia ka akorduar nje fond prej 2,5 milione lekesh nga buxheti i saj, me qellim qe festimet te jene sa me dinjitoze. Madje eshte vete kryebashkiaku Qazim Sejdini, qe do e kete nen kujdesin e tij organizimin e festimeve, teksa ka bere edhe celjen e festimeve diten e djeshme. "Menduam qe qytetaret te festonin sa me shume dhe qe kjo dite te kishte me shume vemendje dhe hare. Jane dy mbremje dhe nje dite e gjate", tha Sejdini, duke iu referuar axhendes se programit. Teksa te merkuren eshte parashikuar qe autoritetet me te larta te shtetit te zbarkojne ne Elbasan per te kremtuar Diten e Veres. "Cdo nate do te kete festime per qytetaret ne sheshin kryesor. Per kete bashkia ka menduar nje fond te vecante, ndryshe nga vitet e tjera, pasi dhe festimet do zgjasin per tre dite", eshte shprehur Sejdini. Mbremja e djeshme sipas programit, i eshte kushtuar e gjitha muzikes popullore me kengetare te qytetit te Elbasanit. Ndersa mbremja e 13 marsit (sot), qe shenon edhe ndezjen e zjarreve tradicionale qe paralajmerojne largimin e dimrit te gjate dhe ardhjen e pranveres, pritet te sjelle ne qytet kengetare te muzikes se lehte. Koncerti eshte i hapur per te gjithe banoret dhe do te vazhdoje deri ne oret e para te mengjesit. Aktivitetet masive jane rezervuar edhe per diten e 14 marsit, ku pritet te mberrijne qindra personalitete te ndryshme te shtetit, politikes, artit dhe kultures, brenda dhe jashte vendit.

Pervec koncerteve do te kete maratona te shkollave te mesme, karnavale dhe panaire, qe kane qene edhe vitet e kaluara ne menyre tradicionale. Nje panair i vecante do te jete ai i veshjeve te punuara nga grate e zonave te ndryshme, punimet artizanale, gatimeve po tradicionale, ku spikat ballokumja, panairet turistike, gastronomia, ekspozita e pikturave "Dita e Veres", me 80 punime dhe ornamenteve. Pritet qe edhe prania e bizneseve kete vit te jete me e madhe. Te pakten 55 biznese jane paraqitur per te marre pjese ne panairet qe zhvillohen keto tre dite ne pallatin e sportit "Tomorr Sinani". "Ky aktivitet tashme eshte kthyer ne tradite ne Elbasan. Pervec bizneseve vendase, kete here do te kete edhe te huaja", - ka thene Sejdini ne fjalen e tij te hapjes se festimeve per Diten e Veres.

Policia: Ne sherbim per festat, 450 efektive

Edhe Policia e Elbasanit njoftoi dje se ka marre nje sere masash per ruajtjen e rendit dhe qetesise publike. Drejtoria e Policise do te jete e gjitha ne gatishmeri per festimet dhe shmangien e incidenteve, deri diten qe vijne dhe drejtues te larte te shtetit. "Te gjithe efektivet, 450 persona, do te jene ne krye te detyres nga data 13-14 mars, kur te perfundojne festimet, kurse nuk do mungojne patrullimet, kontrollet, gjurmimi i te kerkuarve apo kontingjenteve dhe gjobat e rrugoreve ndaj kundravajtesve", - njoftoi dje policia vendore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›