E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerikanet, 40 milione dollare per kampusin universitar te Valiasit

Ne qershor nis ndertimi i kampusit universitar te Valiasit, nje investim ky prej 40 milione dollaresh i Shoqerise "The American School System Albania" (AISS) sh.p.k. Garancia per kete eshte dhene nga dr. Munr Kazmir - perfaqesues zyrtar i Shoqerise, gjate takimit me kryetarin e Bashkise Kamez, Xhelal Mziu. Pasi u uroi mireseardhjen z. Kazmir dhe konsullit te RSH ne Nju Jork, Dritan Mishto, kryebashkiaku Mziu e konsideroi ngritjen e ketij kampusi universitar nje investim strategjik, jo vetem per Bashkine Kamez, por pothuajse ne rang kombetar. "Shkolla do te kete 1200 nxenes, nga parashkollore deri ne perfundimin e arsimit te mesem. Dhe ajo qe ka rendesi te jashtezakonshme, ka te beje me premtimin se 700 nxenes do te jene me burse te plote. "Rreth 60% e mesuesve do te vijne nga Amerika, do te qendrojne ne shtepi me qira ketu ne Kamez, madje afer shkolles", - tha dr. Kazmir. Nderkohe, sipas tij, kjo shkolle e standardeve me te perparuara nderkombetare do te kete lehtesi te shumta edhe per 500 nxenesit e tjere, duke favorizuar femijet e qytetareve te Kamzes. Ai solli ne vemendjen e te pranishmeve standardin amerikan edhe ne drejtim te sigurise dhe te infrastruktures plotesuese. Dr. Kazmir tha se kampusi universitar do te kete 150 punonjes teknike, si lulishtare, elektriciste, hidraulike etj., si dhe nje staf te sigurise prej 40 vetash, ne perberje te te cilit do te jene ish-ushtarake me pervoje. Rendesia e ketij investimi strategjik ne nje zone brenda juridiksionit te Bashkise Kamez konsiston edhe ne faktin se per ndertimin e ketij kampusi universitar do te punesohen rreth 2000 punetore per nje periudhe kohore rreth nje vit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›