E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feste e kuqe ne Monza Alonso ne pole

Piloti i Ferrarit Fernando Alonso fitoi pole position ne provat zyrtare te Cmimit te Madh te Monzes ne Itali duke regjistruar suksesin e pare te Kavalinos pas 30 garave pa fitore.

Eshte nje surprize e bukur. Nje sensacion i bukur dhe nje test optimal per ne. Ne gare duhet sigurisht te jemi ne podium si minimumi per te qene ne gare per titullin boteror - e perkufizoi pole-in e tij te pare sezonal Fernando Alonso.

Spanjolli fiksoi kohen 121262 minuta duke entuziazmuar tifozet italiane por dhe presidentin e Ferrarit Luka di Montezemolo.

Ua dedikojme tifozeve tane. Kjo ishte fraza e pare e presidentit te Ferrarit. Kete vit nuk kemi mbledhur ate qe deshironim. Duhet te qendrojme me kembe ne toke. Jam i kenaqur per Alonson dhe per faktin se i kemi makinat ne dy radhet e para.

Shoku i Alonsos te Ferrari braziliani Felipe Masa do te niset nga vendi i trete - strategjia ime nuk funksionoi tha ai - nderkohe qe ne pozicionin 3 ne grilen e nisjes do te jete kampioni i botes ne fuqi Xhenson Baten i Meklarenit.

Baton Perfundimisht ne radhen e pare. Bera zgjedhjen e duhur preferova nje makine te ngarkuar dhe kualifikueset shkuan mire. Jam i lumtur qe jam i dyti.

Vendi i katert i takoi Mark Ueberit te Red Bullit i cili la pas Luis Hemiltonin e skuderise anglo-britanike MekLaren.

Vetem vendi i gjashte per gjermanin Sebastian Fetel i cili zhgenjeu ne Itali.

Rekordmeni i botes persa u perket titujve te fituar Mikael Shumaker u rendit ne vendin e 12-te duke dale per here te gjashte ne kete kampionat nga lista e Top-10.

Gara zyrtare do te zhvillohet diten e diel duke u nisur nga ora 1400.

Pas 13 garave kampionati per pilote kryesohet nga piloti anglez i MekLareni Luis Hemilton me 182 pike i ndjekur nga Mark Ueber 179 pike.

Per konstruktore ne krye eshte skuderia Red Bull me 330 pike vetem nje me shume se MekLaren 299 pike.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune 11 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›