E Diel, 1 Nëntor 2026

ifti i tenisteve indiano pakistanez

Ndalo luften-fillo tenisin Me kete moto cifti i tenisteve Rohan Bopanna dhe Aisam Qureshi qe nje kohe po terheqin vemendjen dhe kete jo vetem te publiku i tenisit. Nuk eshte vetem loja ajo qe e ben interesant kete cift tenistesh por edhe fakti se ai vjen nga dy kombe te cilat perleshen me arme. Me fitoren kunder ciftit amerikan binjakeve Bob dhe Mikea Bryan edhe pa fitoren e finales se US OpenBopanna dhe Qureshi do te permenden ne histori.

Partneret e deshiruar

India dhe Pakistani qe nga viti 1947 jetojne ne gatishmeri per lufte. Keshtu qe edhe pa fitoren e Bopanit nga India dhe Qureshit nga Pakistani me vet lojen e tyre te perbashket ata po futen ne historine e sportit. Rrefimi per Ekspresin indiano-pakistanez sic e kane quajtur mediat kete cift nderkohe ka marre boten. Gjate gares se US Open udhetaret i ndalojne ne rruge dhe i inkurajojne ata per bashkepunimin e tyre sportiv te paqes. Kjo me ka entuziazmuar sepse njerezit ne SHBA e dine pikerisht se per cfare eshte fjala dhe kjo eshte deshmi se ne jemi ne rruge te drejte- thote 30-te vjecari Qureshi. Per shkak te injorimit te termit partner i ndaluar Qureshi ka kohe qe gjendet ne konflikt me shoqaten kombetare te tenisit pakistanez. Per shkak se cifti ne disa turnire ka luajtur me lojtarin hebrej Amir Hadadin shoqata e ka nxjerrur jashte nga ekipi per garat e Davis Cup.

Takimi pertej kufirit

Por kjo nuk e ka penguar Qureshin ne misionin sportiv te paqes. Si deshmi per bindjen e tij te drejte lojetari pakistanez permend finalen e nje turniri ne Mumbaj te Indise. Pashe ne publik dhe pashe se si shume spektatore kishin te vizatuar ne njeren faqe flamurin pakistanez e ne tjetren flamurin indian. Kjo me ka dhene shprese se mund te bejme kthesa te medha- thote Qureshi. Partneri i tij Bopanna eshte pak me i permbajtur per indianet. Ne ne fakt nuk merremi me politiken. Por nese dy-tre qind njerez thone Nese ata te dy mund te kuptohen mundemi edhe ne atehere kemi arritur dicka- thote Bopanna nga India per gazeten Times.

Ky cift tenistesh po pergatit nje projekt te madh tash 14 vjet. Ne vijen kufitare ne nje rruge qe lidh Pakistanin me Indine Boppana dhe Qureshi po pergatiten te luajne nje loje tenisi. Bopanna do te luaje ne anen pakistaneze ndersa pakistanezi Qureshi ne anen indiane.

Autor Kreizer/ Beqiraj

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›