Feste tek PD. Basha Vendimi fitore e demokracise
Pak minuta pas dhënies së vendimit nga Kolegji Zgjedhor para selisë së Partisë Demokratike kanë nisur festimet. Simpatizantët e djathtë i ka përshëndetur kandidati Lulzim Basha i cili ka deklaruar se ende është në pritje të çertifikimit të rezultatit. “Vendimi që ka marrë kolegji është një fitore e demokracisë pasi numërimi i çdo vote është shprehja më e qartë e respektit për zgjedhësit” ka deklaruar Basha. Ai i ka ftuar simpatizantët të festojnë me qytetari dhe të presin me qetësi rezultatin përfundimtar që pritet ta nxjerrë Bashën fituesin e Bashkisë së Tiranës.