E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji rrezon PS. Ne fuqi vendimi I KQZ-se fitues Basha

 Gjykata e Zgjedhjeve ka vlerësuar të ligjshme procedurën e ndjekur nga KQZ për të përfshirë në rezultat dhe fletët e kontestuara dhe si rrjedhojë ka vlerësuar të ligjshëm kryesimin prej 81 votash të Lulzim Bashës. Vendimi i kolegjit erdhi pas 4 orë konsultimesh me dyer të mbyllura të 5 gjyqtarëve që shqyrtuan çështjen.
Që prej orës 10:30 të së premtes me disa ndërprerje, PS, PD dhe KQZ i kanë paraqitur trupës së gjyqtarëve argumentat përse duhej rrëzuar ose lënë në fuqi vendimi “Ristani” i 23 majit.

PS kërkonte shfuqizimin e aktit normativ, i cili përfshinte në tabelën përfundimtare të kryeqytetit dhe rezultatin e fletëve të kontestuara të 117 kutive që rinumëruan në KQZ.Këto kuti e çuan në 81 diferencën mes kandidateve nga 10 që ishte paraprakisht. Po ashtu ndryshuan dhe emrin e fituesit. Sipas socialistëve KQZ nuk kishte tagër të ndërhynte në tabelat e KZAZ-ve dhe as të kthehej në një KZAZ të madhe. Por nuk kanë menduar kështu gjykatësit.

Megjithatë, sipas selisë rozë ka ende hapësirë ligjore për të proceduar, qoftë duke ankimuar vendimin tjetër 411 i cili shpall Bashën fitues, qoftë duke çuar vendimin e kolegjit të  premtes në Gjykatë Kushtetuese.   

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›