E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasat fiskale kompensohet bizneset ne Gjirokaster

Të gjitha bizneset e vogla në gjirokastër që kanë vendosur kasat fiskale brenda 28 shkurtit dh e kanë përfunduar procedurat e rimbursimit brenda 31 marsit , kanë arritur të marrin rimbursimin nga shteti për pajisjet e vendosura. Sipas shefi zyres se Tatim- Taksave Gentian Themollari e gjithë puna është mbështetur në vendimin për kriteret dhe procedurat e kryerjes se ribursimit per kasat fiskale dhe taksimaterat per sherbimin taksi.

“Procesi i kompensimit të kasave në bashkinë Gjirokastër ka përfunduar sipas afateve ligjore. Numri i subjekteve biznes i vogël të cilët kanë kryer rimbursimin e kasës është rreth 700. Këtu përfshihet edhe shërbimi taksi. Janë rreth 40 takis të cilëve u është bërë kompensimi i taksimetrit” thotë Themollari.

Numri i bizneseve të vogla qe u eshte kryer ribursimi i kases eshte rreth 700 ndersa për sherbimin taksi 40. Nëqoftëse Vlera e tatimit ka qene me e ulet se vlera e kompenisimit te kases, bizneset rimbursohen ne vitet ne vazhdim, ndersa kur vlera e tatimit eshte me e madhe paguhet diferenca.

Ismail Xhaferri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›