Festime dhe meshë Pashkësh në Tiranë, Shkodër, Rrëshen
Të tjera rreth shkrimit Presidenti Nishani uron katolikët Berisha uron gjithë besimtarët e Zotit Shkodër, mbahet mesha e Pashkës Rrëshen, lutje dhe mesazhe për paqe
TIRANE - Besimtarët katolikë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë, kanë filluar që nga mbrëmja e djeshme e sot, kremtimin e Pashkëve ose Ringjalljen e Krishtit. Mesha madhështore janë mbajtur në Tiranë e Shkodër.
Në Tiranë, besimtarët katolikë i janë drejtuar mbrëmjen e djeshme, Katedrales së "Shën Palit" për të kremtuar Ringjalljen e Krishtit. Katolikët në mbarë botën, kremtojnë sot ditën e ringjalljes së Jezu Krishtit, tri ditë pas kryqëzimit të tij. Ata do të kryejnë të gjtiha ritet sipas besimit, në shenjë nderimi e mirënjohjeje ndaj Krishtit, i cili besohet se vdiq në kryq si shpagim i mëkateve të të gjithë njerëzimit.
Në Shkodër, besimtarët iu drejtuan katedrales |Shën Shtjefni", ku ndoqën meshën e drejtuar nga Arqipeshkvi Angjelo Massafra. Rituali i bekimi u zhvillua po ashtu edhe në qytetin e Rrëshenit.
Ky është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: Për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri, ndërsa për të krishterët - nga vdekja trupore dhe frymore - në Jetën e Re të Amshuar.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)