E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijojne kerkimet ne Sharre per trupin e 11-vjecarit te zhdukur

Vijojnë kërkimet në vendgrumbullimin e plehrave në Sharrë për gjetjen e gjurmëve të 11-vjeçarit të zhdukur Julian Çela. Kërkimet kanë gati një javë që vijojnë pa ndërprerje, dhe realizohen nga një eskavator dhe disa punonjës të firmës së grumbullimit të plehrave dhe efektivë të repartit të Xhenios së Ushtrisë. Përveç dy batanijeve të ngjashme me atë që 45-vjeçari i akuzuar si pedofil vrasës, Ardjan Prrenjasi, pretendonte se kishte mbështjellë trupin e pajetë, nuk janë gjetur të tjerë elementë që mund të jenë gjurmë të trupit të pajetë. Kërkimet në Sharrë filluan disa ditë pasi 45-vjeçari kishte pohuar se e ka vrarë ai Julian Çelën, i zhdukur në 30 nëntor të vitit të kaluar. Prrenjasi pohoi se një ditë pasi kishte hedhur trupin e pajetë në kazanët e grumbullimit të plehrave, se e kishte batanijen me të cilën e kishte mbështjellë në vendgrumbullimin e plehrave në Sharrë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›