Durres gjenden dy peshkataret e zhdukur prej 24 oresh
Dy peshkatarët amatorë, të zhdukur në det prej 24 orësh u gjetën të gjallë.
Shpëtimi i tyre u bë nga kroçerja greke “Costa Yoyager” 10 milje larg qytetit të Durresit.
25 vjecarët Gezim Bashllari dhe Fatmir Ismailaj janë vënë re nga kapiteneria e kroçerës.
Pas manovrimeve të duhura, ekipi i shpëtimit i ka dhënë ndihmën e parë dy të rinjve, gjendja shëndetësore e të cilëve është mirë.
Dy peshkatarët dolën në det në orët e para të mengjesit të së premtes me një gomone. Ata kërkuan ndihmë kur ndodheshin në afërsi të Zvërnecit.
Familjarët thanë se rreth orës 7:00 të mëngjesit, Fatmir Ismaili ka telefonuar vëllain e tij, ku i ka thënë se ishte bashkë me një person tjetër dhe ndodheshin në rrezik.
Të afërmit e tij lajmëruan Policinë Kufitare për zhdukjen e dy peshkatarëve dhe kërkimet kanë nisur në orën 8:00 sipas tyre.
Por sipas kreut të qendrës Ndër-operacionale Detare, Shefqet Bruka, njoftimi ka ardhur nga vetë peshkatarët rreth orës 6:50, ndërkohë që 10 minuta më vonë, ka dalë në det për kërkimin e tyre anija A-05. Kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë ditës se djeshme dhe u nderprene , rreth orës 20:00.