E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festime në selinë e PD-së dhe PS-së, ende nuk dihet fituesi

Pas përfundimit të kutisë së fundit, të dyja selitë si ajo Demokratike ashtu edhe ajo Socialiste kanë brohoritur për fitore në të njëjtën kohë. Leximi i votës së fundit të skanuar në ekran, ka bërë që simpatizantë të të dyja partive më të mëdha në vend të nisin festimet për fitoren. Simpatizantë të PD-së kanë nisur festimet me fishekzjarre dhe duke uruar fitoren e kandidatit të PD-së Lulëzim Basha për kryetar Bashkie.
 

E ndërsa e njëjta situatë ka qenë edhe nga krahu tjetër, ai i Partisë Socialiste. Simpatizantë të kësaj force politike janë mbledhur të gjithë përpara selisë rozë duke nisur festimet, pasi sipas tyre, Edi Rama ka dalë fitues ndaj kandidatit Basha me 10 vota plusë. Mes brohoritjeve, muzikës dhe kërcimeve, simpatizantët socialistë kanë nisur të festojnë sipas tyre, mandatin e katërt në krye të Bashkisë së Tiranës së Edi Ramës.
 

Por festimet nga të dyja kampet politike kanë startuar nga KZAZ-ja 49, në njësinë nr. 5 aty ku edhe po numërohej kutia e fundit. Menjëherë pas kalimit të fletës së fundit, deputetë dhe simpatizantë të dyja palëve politike kanë nistur të festojnë fitoren e kandidatëve të tyre respektive. Ndërkohë, tashmë i mbetet KQZ-së të nxjerrë fituesin e Bashkisë më të madhe në vend, atë të Tiranës.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›