E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takon fermeret e Maminasit

Kryetari socialist Edi Rama zhvilloi disa takime me fermerë të zonës së Maminasit në qarkun e Durrësit ku bisedoi me ta përsa i takon zhvillimit të bujqësisë dhe sfidat. Pasi vrojtoi nga afër disa nga parcelat e mbjella, kryetari socialist iu drejtua fermerëve se në programin e PS-së për bujqësinë 3 pika kryesore janë ujitja e tokave, ulja e kostos se kultivimit dhe rritja e mundësive për daljen në treg të prodhimeve bujqësore.

Kreu i opozitës Rama gjatë qëndrimit me fermerët e Maminasit tha se sfidat e bujqësisë shqiptare janë ujitja e munguar, taksat e papërballueshme dhe nafta që pengon prodhimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›