Kina bllokon New York Times

Autoritetet kineze kanë bllokuar faqen e internetit te “The New York Times”, pasi gazeta ka publikuar një raport për pasurinë e të afërmve të kryeministrit të Kinës, Ëen Jiabao.
E përditshmja amerikane ka shkruar se “shumë të afërm të kryeministrit, përfshirë djalin e tij, vajzën, vëllain dhe kunatin, janë pasuruar jashtëzakonisht shumë gjatë udhëheqjes së tij”. ”Në shumë raste, emrat e të afërmve janë të fshehura pas avokatëve apo partnerëve të biznesit, të cilët janë përgjithësisht të afërm të tjerë, kolegë apo ortakë biznesi”.
Raporti pohon se të afërmit e kryeministrit kontrollojnë asete në vlerë prej 2.7 miliardë dollarëve.
Autoritetet në Kinë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj raporteve për pasurinë e zyrtarëve. Ministri i jashtëm kinez e cilësoi historinë e New York Times si shpifje me motive te fshehta.
Kërkimet për “The Neë York Times” janë bllokuar edhe në Sina Weibo, versionin kinez të rrjetit “Twitter”.
E përditshmja deklaroi se fillimisht një sulm hakerash bllokoi hyrjen në seksionin e gazetës në gjuhën kineze, përpara se aksesi i saj në vendin më të populluar të botës të bllokohej plotësisht. Referencat mbi artikullin u bllokuan edhe në faqet e tjera që përcjellin lajmin duke iu referuar “New York Times”-it.