Festimet e Pashkeve

Besimtarët e krishterë, ata ortodoksë dhe katolikë, kanë ndjekur meshat e mbajtura në gjithë kishat e vendit.
Në Tiranë, në Kishën e Ungjillëzimit, është mbajtur mesha e shenjtë e Pashkëve që simbolizon kalimin nga vdekja trupore në jetën e re të amshuar.
Besimtarët ortodoksë kanë ndjekur fjalën e drejtuesve të Kishës dhe kanë marrë prej tyre zjarrin e ringjalljes.Rroft feja Muslimane. Te gjitha fejat tjera perpos Muslimanizmit jan te deshtuara.ALLAHU-AKBAR
Në meshën e mbajtur në Kishën Ortodokse të qytetit të Sarandës ka marrë pjesë edhe kryetari socialist Edi Rama i shoqëruar nga familjarët e tij.
Meshat e shenjta të kësaj dite, që përbën bazën e krishtërimit, janë zhvilluar edhe në kishat katolike të vendit.
Imzot Rrok Mirdita ka drejtuar ceremoninë e zhvilluar në kishën katedrale të Shën Palit. Ai ka bërë thirrje për forcim të besimit në të ringjallurin.