E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Politika të përcjellë më shumë besim

Kreu i shtetit Bamir Topi duke uruar të gjithë shqiptarët për festën e Pashkëve i ka bërë apel forcave politike të udhëhiqen nga mesazhi që përcjellin Pashkët për një fushatë elektorale të qetë.

Në një prononcim për mediat pas vizitës që bëri në Selinë e Kryepiskopatës së Hirshme të Kishës Orthodokse Autoqefale, kreu i shtetit theksoi se fushata duhet përmbyllet me sukses dhe po kështu të gjitha hallkat e procesit zgjedhor.
 

“Ata që vijnë dhe shprehen për rindërtim shpirtëror duhet të bëjnë një rindërtim të vlerave morale. Kemi nevojë që këtë fushatë ta bëjmë të qetë por edhe faza përmbylle të jetë e qetë dhe ta përcjellim me shumë besim tek njëri-tjetrit” theksoi Topi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›