E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festimet për NATO-n, bllokohet nesër bulevardi "Deshmorët e Kombit"

Me rastin e festimeve në kuadër të një vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Ministria e Mbrojtjes do të organizojë një koncert Festiv.
Për këtë arsye, qarkullimi rrugor përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" nga Ura e Lanës pranë Hotel "Dajtit" dhe deri në Sheshin "Nënë Tereza", Tiranë, do të jetë i bllokuar nga ora 15.00' deri më 24.00'.
Po ashtu duke filluar nga ora 19.00' deri më 22.00', të ditës së sotme datë 01 Prill 2010 do të ketë kufizime të qarkullimit rrugor përgjatë segmentit të shtrirë përgjatë Sheshit "Nënë Tereza" Tiranë.
"Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimin e Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" duke filluar nga dita e nesërme datë 02 Prill 210, ora 15.00' deri më 24.00'", thuhet në deklaratën e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›