E Diel, 1 Nëntor 2026

Koncert në 1 vjetorin e NATO-s, Policia: Kufizim qarkullimi

TIRANë- Policia e Shtetit njofton se nesër do të ketë kufizime në qarkullimin rrugor me rastin e festimeve në kuadër të një vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Gjithashtu Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, do të marrë masa për rritjen e sigurisë së rendit dhe qetësisë publike, për garantimin e zhvillimit normal të këtij aktiviteti festiv.

Kufizimet do të fillojnë nga ora 15.00’ deri më 24.00’, përgjatë Bulevardit ”Dëshmorët e Kombit” nga Ura e Lanës pranë Hotel ”Dajtit” dhe deri në Sheshin ”Nënë Tereza”, Tiranë.

Po ashtu duke filluar nga ora 19.00’ deri më 22.00’, të ditës së sotme datë 01 Prill 2010 do të ketë kufizime të qarkullimit rrugor përgjatë segmentit të shtrirë përgjatë Sheshit ”Nënë Tereza” Tiranë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›