Tiranë, mashtronin qytetarët me e-mail, arrestohet grupi i hackerave

Policia e kryeqytetit arrestoi pak minuta më parë një grup të rinjsh të akuzuar për ndërhyrje në sistemet kompiuterike dhe mashtrim informatik. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë të cilat thanë se të rinjtë e ndaluar mbaheshin në vëzhgim prej disa muajsh.
Ata ishin denoncuar në polici për akuzën e ndërhyrjes në rrjetet kompiuterike me qëllim mashtrimin me anë të adresave të postës elektronike duke i dërguar qytetarëve të ndryshëm emaile dhe mesazhe telefonike të cilat i bënin ata fitues. Mashtruesit gjithashtu i kërkonin edhe shuma parash me preteksin për të paguar taksa dhe tarifa që do t'i shpallnin ata fitues të llotarive të ndryshme. Sipas policisë të rinjtë u merrnin qytetarëve edhe të dhënat personale të cilat i përdornin për qëllime kriminale. Ndërkohë policia nuk bëri të ditur identitetin e të arrestuarëve.