E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali Ballkanik i Teatrit per here te pare artistet e 8 shteteve


Artistet e tete shteteve te Ballkanit bashkohen ne nje festival ne skenen e Teatrit Kombetar te Tiranes.
Drejtori i festivalit te pare ballkanik te teatrit Profesionist Gezim Kame dhe regjisori nga Prishtina Aqif Mulliqi shpalosen para gazetareve risite e ngjarjes nje javore qe do te pasuroje mbremjet e kryeqytetit me garen e shfaqjeve te zgjedhura nga regjisoret dhe aktoret e vendeve fqinje.

Festivali Ballkanik i Teatrit hapet mbremjen e pare te fillim shtatorit me shfaqjen e Pirandelos dhe regji te Mehmet Xhelilit Gjashte personazhe kerkojne nje autor dhe do te kurorezoje festimet teatrore me shfaqjen e Gogolit Ditari i nje te cmenduri te teatrit te Greqise me regji te Andreu Visnevski.
Festivali do te shtrihet ne hapesirat e dy sallave me simboliken ftuese te ores 20.00 te mbremjes kur do te shfaqen debutime te trupave teatrore nga Kosova Maqedonia Mali i Zi Serbia Greqia Bosnje Hercegovina dhe Bullgaria.
Ne Teatrin Kombetar eshte parashikuar edhe nje kend i tryezave te teatrit ku krahas kritikeve vendas si Josif Papagjoni do te mberrijne te ftuar si analiste dhe gazetare te mediave rajonale si Branko Sushec nga Kroacia apo Kemal Basha nga Turqia qe pritet te ndjekin zhvillimet e festivalit te teatrit.
Gara teatrore deri ne shtate shtator do te kete filtrin perzgjedhes te jurise se profesionisteve dhe cmime do te perfshijne jo vetem shfaqjen me te mire por aktorin dhe aktoren regjizorin skenaristin skenografin apo kostumografin me te mire si zerat realizuese te nje teatri profesionist.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›