Shkrimtari Ismail Kadare interviste per prestigjiozen Financial Times
Me romanin e fundit The Acident Canongate ku shtjellon aventuren fatale dashurore ndermjet nje cifti dhe perqasjet me dukurine e rimisherimit te te njejteve shpirtra shihet se shkrimtari Ismail Kadare sa vjen e po mberrin nje numer rekord vleresimesh dhe lexuesish ne xhiron e botes hispanike apo anglosaksone.
Shkrimtari i famshem shqiptar dhe i vleresuar here pas here nga mediat ne Perendim Ismail Kadare ne nje bisede te shkurter e simpatike me gazetarin e Financial Times Sampson Luka te henen e fundit te gushtit rrefen disa detaje te tjera nga menyra e te jetuarit si krijues.
Eumlshte shprehur se lexuesi i tij i persosur eshte nje lexues qe e pelqen Dante Alighieri por qe nuk lejon qe ai ti del ne rruge per tu kenaqur me Don Kishotin Don Quixote sikurse ai qe e lexon Shakespeare e di se nuk e pengon asgje qe ta lexoje Kafka-n.
Nis te shkruaje pas mengjesit rreth ores 10 dhe punon me shume se dy ore ne dite duke pire vetem kafe asgje tjeter thote ai.
Kadare krenohet me Pallatin e endrrave te vitit 1980 botuar nje vit me vone gjate periudhes me te erret te tiranise se Shqiperise dhe frikesohet nga vete-censura.
Prane shtratit te gjumit mban libra qe ne te vertet nuk i hap por qe vet prezenca e tyre rrezaton dicka.
Libri qe i ka ndryshuar jeten eshte Makbethi qe e lexoi 11 vjec dhe ngase i pelqente aq shume nisi ta shkruaj te gjithen me dore dhe me Hamletin.
Ismail Kadare ne stilin e te jetuarit relaksohet me shetitje neper kopshtet e Luksemburgut ne anen tjeter te shtepise ne Paris dhe ne Shqiperi gjate veres ne bregdet.
Shkrimari Kadare ka si gjeografi shpirterore ku shuan etjen me burime letrare Tre gadishujt evropiane Apeninet me Danten Ballkani me tragjedite greke dhe baladat mesjetare shqiptare dhe Gadishulli Iberik me Don Kishotin. Ishujt britanike Shakespeare. Literatura ruse dhe ajo e Evropes qendrore Kafka.
Ne dialogimin pothuajse spontan plot batuta dhe lirshmeri komunikimi Kadare rrefehet se besoi te muza e shkrimit dhe te destini i tij si shkrimtar kur ishte 12 vjec me kontrapuktin e bukur se ajo qe shkruante ishte e pavlere ndersa qe e lehte ta mendoje veten si nje shkrimtar te rendesishem teksa ne rritje ndodhi e kunderta.