E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Festivali Folklorik Kombëtar, Gjirokastra gumëzhin prej traditës

Prej kohësh Gjirokastra përjeton atmosferën pergatitjeve per Festivalin Folklorik Kombëtar, të identifikuar me emrin e qytetit të gurtë.

Do jenë rreth 1200 artistë dhe bartës të folklorit nga mbarë trevat shqiptare që do ngjiten  në skenë, tashmë mitike sa i përket peshës së vlerave që ka mbartur në  43 vite jetë të festivalit. Ikonën e këtyre festivaleve, rekordmenin e pjesëmarrjeve në të, mjeshtrin e polifonisë, Arjan Shehun, e gjetëm duke “krehur “ zërin në prova, zë që e trashëgoi nga të parët.

Lart nga kalaja, ndër dekada kanë jehuar këndshëm, ashtu siç është dhe emblema e skenës së festivalit, rapsodia e veriut me polifoninë labe, ciftelia me gajden, daullja me fyejt baritore, pa harruar folkun  e arbëresheve e lahuten malësisë apo polifoninw toske.

Për të patur një atmosferë sa më festive dhe një pritje dinjitoze për artistët dhe vizitorët, qyteti ka kohë që përgatitet. Kalaja, e mbushur me histori dhe krenaria e qytetit prej dekadash me skenën e saj është kthyer në një amfiteatër gjigand.

Festivali i sivjetëm është i 10-ti që zhvillohet në Gjirokastër, vetëm një është zhvilluar në Berat. Në netët e festivalit do ketë dhe aktivitete të tjera kulturore, promovime, panaire produktesh tradicionale, ekspozita etj.

Gazetar: S.Spaho 

/rtsh/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›