Festivali Nderkombetar Koral mirepritet ne Shkoder
Festivali Nderkombetar Koral, i cili eshte ne edicionin e peste te tij, ka ngritur siparin ne qytetin e Shkodres. Ne nje skene te improvizuar perballe nje publiku te zgjedhur, ansambli artistik i ardhur nga Izraeli, "Naama ensemble", dhuroi emocionet e para te ketij festivali. Ne vijim ka qene grupi koral "Fortuna Jenska Kllapa ensemble" i Dubrovnikut te Kroacice, ne repertorin e te cilit kryesisht benin pjese kenge me motive dashurie, nderkohe qe grupi italian perfaqesohej kryesisht nga artistet e zones se Leces "Coro polifonico feminille del Conaervatario di Lece". Per t'u theksuar eshte fakti, se krahas kengeve tradicionale izraelite, ka qene interpretimi ne menyren me te mire i kenges shkodrane, "Lule Bore", e cila eshte shoqeruar me duartrokitje te shumta nga publiku i pranishem. Ne vijim ka qene grupi koral "Fortuna Jenska Kllapa ensemble" i Dubrovnikut te Kroacise, ne repertorin e te cilit kryesisht benin pjese kenge me motive dashurie, nderkohe qe grupi italian perfaqesohej kryesisht nga artistet e zones se Leces "Coro polifonico feminille del Conaervatario di Lece". Besim Petrela, drejtues i shoqates kulturore "Syri Blu", e cila prej pese vitesh organizon Festivalin Koral Evropian te Shqiperise, ka shprehur per mediat se grupi organizator vendosi ta nise nga Shkodra si nje qytet tipik i kultures, pasi ketu eshte edhe tradita korale me e mire, qe se bashku me ate te Korces, jane me te mirat ne Shqiperi. Me pas, festivali do te vijoje prezantimin e tij ne qytetet e Lezhes, Fierit dhe Beratit. Perqendrimi i ketij festivali eshte kryesisht i temes se harmonise religjioze ne Shqiperi. Pjese e ketij festivali jane edhe dy kore te tjera nga Shqiperia, me te rinjte e Tiranes, si dhe kori "Zadeja", i cili do te kendoje edhe kenge te ritit mysliman. Qellimi i festivaleve korale nuk jane konkurs ne vetvete, por ndihmojne dhe kane synimin e paqes midis kombeve.