E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami-Rames: 5 detyrat pas mbylljes se bojkotit

Per deputetin e Partise Socialiste, Kastriot Islami kthimi i Partise Socialiste ne Kuvend eshte nje zhvillim pozitiv per opoziten. Ne nje interviste dhene per televizionin, "ABC News", Islami shprehet se kjo kthese do te ishte me frytdhenes nese shoqerohej me nje pakete prej pese prioritetesh qe do te sillte integrimin e vendit dhe fitoren e PS ne vitin 2013. Islami shprehet se kreu i PS-se duhet te shoqeroje thyerjen e bojkotit me mbeshtetjen e reformave integruese te vendit. Nderkohe qe ne aspektin e zhvillimeve brenda opozites, Islami thote se Rama duhet te zgjidhe problemin me aleatet dhe te ardhmen e koalicionit, duke zgjedhur ose ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ose marrjen e aleateve ne PS. Nje tjeter pike e rendesishme eshte dhe ajo per marredhenie me LSI-ne, e cila sipas tij do te jete percaktuese ne zgjedhjet e ardhshme. Nderkohe qe dy pikat e fundit lidhem me funksionimin e brendshme te partise. Sipas Islami, "PS-ja duhet te krijoje ekipe me gjithe figurat e PS-se per te hartuar programet qe u pergjigjen te gjitha sfidave qe ka sot vendi". Nga ana tjeter, ai shton se nje pike e rendesishme eshte dhe "funksionimi i strukturave te Partise Socialiste. Nga pikepamja organizative duhet nje menaxhim me efikas qe te maksimalizoje gjithe kapacitetet saj". Duke folur per qendrimin e tij personal, Islami shprehet se do te jap kontributin e vet ne ceshtjet qe kane te bejne me integrimin e vendit ne Bashkimin Europian. "Jam i predispozuar tani qe PS ka hedhur nje hap te rendesishem per bojkotin. Une do te mundohem te jap kontributin tim maksimal ne funksion te ndertimit te nje alternative per integrimin e vendit ne BE", tha ai. Duke folur per mesazhet e dhena nga nderkombetaret, Islami ka theksuar se sa me shume qe vendi te afrohet me proceset integruese, aq me pak do te kete vend per politika radikale. "Cdo deklarate qe une kam bere e pasur ne te njejtin qendrim me deklaratat e nderkombetareve. Nuk kam pune me individet, por me fenomenet. Une merrem me mekatet dhe jo me mekataret. Cdo afrim drejt BE-se do te shmang frymen radikale ne politike", tha dje Islami. Ne cilesine e Sekretarit Zgjedhore ne Kryesine e PS-se, Islami ka folur dhe per doreheqjen e kreut te PS-se ne Tirane. Ai tha se nuk eshte pergjegjesia e Bares per rezultatin ne Tirane, por e kreut te PS. "Rasti doreheqjes qe z. Bare, duke marre deklaraten e tij se iku se nga qe nuk perballoi dot manipulimin, tregon se ka nje mungese organizmi, qe Bare mendon se mund te shmangej dhe se eshte dikush tjeter qe mund ta beje me mire. Nuk ka pergjegjesi z,. Bare, ai ka pergjegjesi minimale, periferike ose sekondare", tha dje Islami.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›