Front i perbashket kunder terrorizmit
TIRANE - Shikuar ne dimensionin global, sulmet terroriste te 11 Shtatorit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane ndryshuar formen e kercenimeve dhe rreziqeve, duke bere qe keto te jene me shume te karakterit asimetrik, vleresojne ekspertet e ceshtjeve te sigurise ne Shqiperi. Sipas tyre, kjo ka bere qe gatishmeria vepruese e institucioneve nderkombetare te sigurise t'iu pershtatet rrethanave te reja. Pas nuk mbetet edhe politika e cila njezeri denon aktet terroriste dhe vlereson se eshte detyre e gjithe popujve dhe qeverive te mbare botes te bashkohen ne luften kunder terrorizmit nderkombetar si armik i paqes dhe i sigurise globale. Per me teper rikonfirmohet se Shqiperia dhe shqiptaret qendrojne te rreshtuar me mikun e tyre te madh ne mbeshtetje te kesaj lufte gjate ketyre 18 viteve duke dhene kontributin e tyre modest ne rezultatet e saj.
Topi: Jemi prane keshtjelles se demokracise
Presidenti shqiptar Bamir Topi i dergoi dje nje mesazh solidariteti Presidentit te SHBA-se, Barak Obama, me rastin e dhjete vjetorit te sulmeve kriminale te terroristeve te Al Kaedes kunder kullave binjake WTC ne Nju Jork. Topi vlereson se eshte detyre e gjithe popujve dhe qeverive te mbare botes te bashkohen ne luften kunder terrorizmit nderkombetar si armik i paqes dhe i sigurise globale. Kurse siguron se "populli shqiptar ka qene dhe do te mbetet edhe ne te ardhmen perkrahe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, keshtjelles me te madhe te demokracise dhe te paqes sot ne bote". "Ne cdo moment historik per kombin shqiptar ne kemi patur perkrahe mbeshtetjen e fuqishme te popullit dhe te qeverise amerikane", - thekson kryetari yne i shtetit.
Topalli: Amerikanet u bene dhe me te forte
Edhe Kuvendi i Shqiperise kujton me dhimbje humbjen e afro 3000 jeteve te 10 viteve me pare nga nje sulm terrorist. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli me nje mesazh dje, siguroi SHBA-te se "edhe shqiptaret bashkohen me popullin amerikan ne kete dite meditimi e nderimi per jetet e nderprera". Kurse thekson faktin se "me nje fuqi te madhe shpirterore Amerika u ngrit edhe me e forte ne sy te mbare njerezimit" dhe shton: "Me guxim e me besim tek Amerika, ne emer te lirise, amerikanet u bashkuan edhe me shume me njeri-tjetrin".
Berisha: Sadamet e Bin Ladenet u ndeshkuan
Ne te njejten linje eshte dhe kryeministri i vendit i cili vlereson se 11 Shtatori eshte nje apel per te gjithe njerezit e lire per nje qendrim te vendosur ndaj urrejtjes, intolerances dhe fanatizmit te cdo lloji e te cdo ngjyre. Ne letren qe i dergoi Presidentit Obama, z.Berisha shkruan nder te tjera: "Me kete akt terrorist, me mizorin ne historine e koherave, ideatoret dhe ekzekutoret e tij besonin se do te mund te perkulnin flamurin amerikan, flamurin e vendit me te lire e me te fuqishem te planetit" dhe thekson se "sot pas 10 vitesh ky flamur valevitet me lart se kurre". Me tej Berisha flet per mbeshtetesit e ndeshkuar: "Sot, pas 10 vitesh, familjet e atyre qe humben jeten nga ky sulm, qytetaret e SHBA, miqte e tyre ne mbare boten, kujtojne kete date dhe nderojne kujtimin e viktimave te 11 shtatorit pasi ideatoret, sponsoret, mbeshtetesit, organizatoret e tyre, Sadamet e Bin Ladenet dhe te tjere te ngjashem me ta, kane marre ndeshkimin me te merituar". Kurse ne vijim te letres, ndalet te mbeshtetja antiterroriste shqiptare: "Shqiperia dhe shqiptaret, por dhe vendet e lira ne teresi, u jane mirenjohes qeverise se SHBA dhe kombit amerikan per udheheqjen e vendosur te luftes kunder terrorizmit boteror dhe arritjet historike ne kete lufte. Shqiperia dhe shqiptaret ndihen krenare se qendrojne te rreshtuar me mikun e tyre te madh ne mbeshtetje te kesaj lufte gjate ketyre 18 viteve duke dhene kontributin e tyre modest ne rezultatet e saj".
Basha: Tirana, prane Nju Jorkut
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha i eshte drejtuar homologut te tij te Nju Jorkut, Michael Bloomberg me nje leter. Ai fillimisht i kujton z. Bloomberg faktin se 10 vjet me pare, kur e gjithe bota u trondit nga sulmi terrorist ne qytetin tuaj, "qytetaret e Tiranes u solidarizuan dhe u bashkuan me dhimbjen e kombit tuaj, si dhe te familjareve te viktimave". Basha thekson se "ai ishte nje sulm ndaj gjithcka qe Nju Jorku, si simbol i sipermarrjes, kultures dhe suksesit te lirise amerikane". Kurse shton se "jemi deshmitare se pavaresisht demit te shkaktuar, sulmi i 11 shtatorit nuk i gjunjezoi aspak vlerat qe ju prezantoni, vlera te cilat jane nje model frymezimi per qytetaret dhe bashkine e Tiranes".
Sot, 10 vjet pas 11 shtatorit, z.Basha shpreh bindjen se ky pervjetor "e gjen qytetin tuaj te mrekullueshem dhe qytetaret e Nju Jorkut, me te vendosur se kurre ne afirmimin e vlerave qe qendrojne ne themelet e qyteti tuaj, vlera qe perbejne nje frymezim te kahershem dhe konstant per Tiranen dhe qytetaret e saj".