Festivali Ndërkombëtar i Filmit, Durrës, gati për edicionin e 5-të
Në një nga ambjentet më të bukura të qytetit bregdetar të Durrësit do të çelet edicioni i 5-të i Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit. Nga datat 26 deri më 30 gusht, durrsakët dhe admiruesit e kinematografisë do të ndjekin të gjithë prodhimtarinë filmike nga vendi dhe nga bota. Organizatorët premtojnë shfaqje dhe risi të kinematografisë me pjesëmarrjen e aktorëve dhe regjizorëve më të mirë të cilët do të ngjiten në skenën e këtij festivali. Regjisori Milos Forman do të jetë një nga emrat që do të nderoj këtë skenë ndërsa koordinatorja Anila Varfi thotë se do të këtë surpriza në këtë fest-film.
Duke e kthyer këtë festival në një traditë vere, Kryetari i Bashkisë Vangjush Dako thotë se do të mbështesë gjithnjë e më tepër artin e sidomos prodhime të tilla që ndezi këtë qytet në verë.
Ndërsa aktori i famshëm Raul Bova, është i ftuar tjetër i nderit dhe një nga suprizat e mëdha por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrja e tij. Si çdo vit, festivali mbyllet ne një ceremoni të veçantë ku jepen edhe çmimet për artistët dhe regjizorët më të mirë.