Samiti për të ardhmen e Greqisë në Eurozonë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande do të përpiqen të tregojnë unitetin e tyre nesër në Berlin gjatë një samiti vendimtar për të ardhmen e Greqisë në eurozonë, bënë të ditur burime zyrtare gjermane.
Takimi i dy politikanëve të rëndësishëm evropianë mund të vendosë një lehtësim për kushtet e masave shtrënguese në Athinë për të rimëkëmbur ekonominë e saj.
Greqia, që po hyn në vitin e pestë të recesionit, duhet të arrijë 11.5 miliardë euro kursime përmes shkurtimeve buxhetore drastike dhe reformave strukturore.
Kryeministri grek, Antonis Samaras kërkon dy vjet kohë shtesë, deri në vitin 2016 për të kthyer në ekuilibër llogaritë publike