E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi “Agon” prezanton Shqipërinë në festivalin e Chicagos

Filmi më i ri "Agon" me metrazh të gjatë është përzgjedhur për të na prezantuar përtej kufijëve në garën zyrtare në seksionin e regjizorët e rinj, në festivalin ndërkombëtar të Chicagos në USA.

Filmi "Agon" tashmë i përfunduar me skenar dhe regji të Robert Budines dhe Producent Sabina Kodra. Regjizori Budines thotë se subjekti i këtij filmi niset nga problemet familjare, të emigracionit ku të gjithë personazhet paraqiten pozitivë por janë rrethanat negative që i çojnë drejt kriminalitetit.
 

Filmi i është ngjitur kastit të aktorëve të rinj, Eglantina Cenomeri, Marvin Tafaj dhe Guljem Kotori, të cilët kanë sjellë për herë të parë skena të nxehta dhe do të përfaqësojnë Shqipërinë në garën e Chicagos.
 

Festivali ndërkombëtar i Chicagos do të zhvillohet në datat 11-25 tetor, ndërsa premiera botërore e filmit “Agon” do të bëhet në datat 18,19,22 tetor në Chicago përgjatë zhvillimit ekonomik.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›