E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet gjykimi ndaj Priftit, tërhiqet Prokuroria: S`ka prova

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ta konsideruar të papërdoshme videon ku shfaqej ish- Ministri, Dritan Prifti dhe ish vartësi i tij Leonard Beqiraj, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të pushojë çëshjen, duke liruar deputetin nga akuza e korrupsionit.
Pasi kolegji i Gjykatës së Lartë vendosi të kthejë në Prokurorinë e Përgjithshme aktet ndaj ish- Ministrit, organi i hetimit ka vendosur të tërheqë dosjen e Dritan Priftit për mungesë provash.
 

Menjëherë pas vendimit, deputeti ka reaguar duke deklaruar: “Më vjen mirë që sot Gjykata e Lartë mbylli gjykimin ndaj meje dhe ktheu mbrapsh dosjen në Prokurori për mungesë provash. Më vjen mirë që Prokuroria kërkoi vetë tërheqjen nga akuza dhe kthimin e akteve mbrapsh. Skam pasur kurrë dyshim që kjo çështje do përfundonte kështu, sepse në asnjë sekondë të asaj videoje që kam regjistruar vetë nuk ka akt korruptiv. Politika e tensionuar dhe drejtësia në presion politik prodhoi pasoja të pakëndshme ndaj meje, por drejta gjithmonë fiton. Falendeoj familjen dhe miqtë që kanë qenë me mua në këtë betejë. Falederoj median për pasqyrimin korrekt të kësaj çështje”tha Prifti.
 

Procesi ndaj Dritan Priftit dhe ish-zevendesit te tij nisi ne prill te ketij viti. Ata u vënë në akuzën e korrupsionit, pasi shfaqeshin në nje video duke ndarë një sasi parash. Më 10 shtator, anëtarët e trupit gjykues të Gjykatës së Lartë vendosën të shpallin të papërdorshme videon ku shfaqen dy ish-funksionarët e lartë. Ky vendim rrëzoi provën e vetme të Prokurorisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›