SHBA – Kandidatura e Kamala Harris sjell rritje të ndjeshme donacionesh për demokratët

UASHINGTON, 22 korrik /ATSH/ – Që kur zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris nisi fushatën e saj një bum donacionesh kanë vërshuar për demokratët, përkatësisht 46.7 milionë dollarë vetëm në pak orë, shkruan il messaggero.it.
Zëvendëspresidentja Harris do të mbajë një fjalim në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë në orën 11:30 të mëngjesit me orën lokale.
Kjo do të jetë paraqitja e parë publike e Harris që kur Biden u tërhoq nga gara presidenciale. /os/