E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali Teatror i te Rinjve

Fituesit shpallen javen qe vjen

Herida Duro shefe e sektorit te promovimit te artit ne Ministrine e Kultures thote se vonesat ne shpalljen e projekteve fituese per edicionin e peste te Festivalit Teatror te te Rinjve kane ndodhur per arsye te ndryshme. Megjithate ajo shpreson se ditet e para te javes qe vjen ndoshta do te kemi edhe emrat e regjisoreve te rinj me titujt e shfaqjeve perkatese

Ndryshe nga vitet e shkuara kete vit shpallja e projekteve fituese te Festivalit Teatror te te Rinjve po zgjat me shume. Vitin qe shkoi emrat e tyre u bene publik ne fillim te muajit gusht. Per kete edicion te gjashte procedurat jane zgjatur akoma me shume. Herida Duro shefe e sektorit te promovimit te artit prane MTKR-se thote se arsyet e kesaj vonese jane te ndryshme. Jemi vonuar pak me shume kesaj here sepse dosjet e paraqitura kete vit kane qene me te shumta ne numer e njekohesisht edhe me shume voluminoze. Anetareve te jurise u eshte dashur me teper kohe per ti studiuar. Ne kete menyre procedura zgjatet me teper sepse te gjitheve u duhet te lexojne cdo projekt te paraqitur per kete festival thote ajo. Sipas Herida Duros ka pasur nje vonese edhe ne takimin e fundit te anetareve per te diskutuar mbi projektet e per kete arsye takimi perfundimtar mes tyre eshte vendosur ne nje moment te dyte. Megjithate sipas saj anetaret emrat e te cileve kete vit nuk behen te ditur deri ne momentin e shpalljes se projekteve fituese do te mblidhen shume shpejt dhe se ka shume mundesi qe trediteshin e pare te javes qe vjen do te behen te njohur projektet qe do te jene pjese e Festivalit Teatror te te Rinjve. Me pare shefja e sektorit te promovimit te artit ne MTKRS e cila eshte kujdesur gjate gjithe kohes per kete konkurs teatror ka deklaruar se ndryshe nga vitet e shkuara fituesit do te behen pjese e organikes se Teatrit Kombetar. Ata do te punojne dhe do ti pergjigjen cdo lloj angazhimi te institucionit. Ne fillim te muajit gusht u mbyllen edhe aplikimet e regjisoreve te rinj per tu bere pjese e festivalit. 13 jane projektet qe u pranuan per kete vit. Andia Xhunga ka konkurruar me vepren Andi dhe Normani te Neil Simon Armela Demaj me Juda Iskariot perpunuar nga ajo vete Sabri Pajaziti me Fluturim cfare kenaqesie te Doru Motoc Alma Hoti fituesja e edicionit te shkuar me pjesen Familja e antikuarit ose vjehrra dhe nusja nga Carlo Gordoni Enton Kaca konkurron me pjesen Zemer qeni te Mihkail Bulgakov Rozina Kostani me Perse nuk rri per mengjes nje komedi nga Gene Stone dhe Ray Cooney Najada Elmazi me Muzika 2 te Marguerite Duras. Lista vazhdon me Esmeralda Stafen me pjesen Te cmendur te Luigi Mccione Elis Mataj me Art te Yasmina Rezi Klodiana Kadillari me Pikellim dhe dashuri nje monodrame per Nene Terezen shkruar nga ajo vete dhe Fahri Hysaj Luljeta Hoxha me Huadhenesit e August Strindberg Elma Dorezi me Lets have sex te Valentin Krasnogorov dhe Sonila Kapedani me dramen e Haqif Mulliqit Per mua ate dhe te tretin. Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ashtu si edhe vitet e shkuara eshte financuesi i ketij festivali rinor. Kete vit buxheti per te rinjte ka qene me i ulet rreth 40 milione leke duke bere qe numri i projekteve fituese ne konkurrim te jete kater.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›