Kompanite celulare Avantazhet e liberalizimit te sherbimit 3G
Kompanite celulare kundershtojne njezeri vendimin e qeverise per te dhene vetem nje autorizim per ofrimin e sherbimit te ri per internet me shpejtesi te larte permes teknologjise 3G. Drejtuesit me te larte te kater operatoreve thone se ky sherbim do te shnderrohet ne monopol ne rast se AKEP ofron vetem nje licence 3G kur ne treg ka me teper kompani.
Nese ju kujtohet para disa vitesh ne patem nje konflikt me Autoritetin e Konkurrences. Pretendimi i tyre ishte se ne treg qe krijuar nje situate monopol edhe pse behej fjale per nje sherbim qe e ofronin dy kompani te ndryshme te cilat konkurronin me njera-tjetren. Tani do ishte me interes te pyetej Autoriteti se kjo situate kur sherbimin 3G do e ofroje vetem nje kompani cfare quhet Do ishte me vend tia benim kete pyetje Autoritetit qe te na jape edhe nje perkufizim per monopolin thote drejtori ekzekutiv i AMC-se Stefanos Oktapodas. Pervecse ka vendosur te jape vetem nje licence qeveria ka vene si barriere hyrjeje ne tender cmimin dysheme 12.5 milione euro. Operatoret thone se kostot e kesaj strategjie do te bien te gjitha mbi qytetaret.
Pikesepari kjo do te preke direkt cmimet. Duhet ta kemi te qarte qe ketu nuk po flasim vetem per telefonine e levizshme. 3G ka te beje dhe me aksesin ne internet per cdo kompjuter ne te gjithe vendin. Sot ne Shqiperi norma e penetrimit te internetit eshte vetem 25 per qind. Nese qeveria vendos cmim te larte per licencen kjo krijon kosto per operatoret dhe do te vonoje zhvillimin e tregut pasi parate qe mund te perdoreshin per te investuar ne rrjet do te shkojne per licencen thote Moni Buchnik drejtor ekzekutiv i Plus Communication.
Ndersa Orhan Coksun presidenti i Calik Grup per Europen Jugore dhe Ballkanin i referohet eksperiences se vendeve te tjera europiane. Edhe pervoja e vendeve te tjera europiane na tregon qe nuk duhet te kete monopol dhe qe cmimi i licences 3G duhet te jete i arsyeshem. Te gjitha vendet qe kane ndjekur strategji te ndryshme nga kjo kane deshtuar. Nese qeveria leshon 4 licenca 3G ne te njejten kohe atehere kjo do te jete e mire per vete ate sepse do te fitoje me shume para do te jete me e mire per qytetaret se do te sjelle konkurrence dhe cmime me te uleta ne treg por do te jete edhe me mire per ekonomine sepse krijon me shume vende pune deklaroi Coksun.
Edhe pse prej ditesh diskutohet mbi tenderin e AKEP dhe kompanite nuk reshtin se dheni argumente mbi liberalizimin e sherbimit 3G nga autoritetet perkatese nuk ka nje qendrim zyrtar pse po jepet vetem nje licence.
Ne si operatore kemi dhene shume argumente se pse qeveria duhet te jape 4 licenca. Ne i kemi dhene argumentet tona ndersa ende nuk e kemi kuptuar se cilat jane argumentet e qeverise per te dhene vetem nje licence. Do te ishte me interes ta dinim se kush eshte kunder-argumenti per te dhene vetem nje licence. Pra nga njera ane kemi operatoret qe kane dhene arsyet se pse duhet te kemi 4 licenca dhe nga ana tjeter jane autoritetet qe nuk kane asnje argument per kete tha Haris Broumidis drejtor i pergjithshem i Vodafone.
Teknologjia 3G eshte nje brez standardesh ne industrine e telefonise se levizshme e cila krijon mundesine e sherbimeve te reja. Ne vendet e tjera europiane teknologjia 3G ka hyre qe prej me shume se dhjete vjetesh dhe sot jane duke perdorur nje teknologji edhe me te avancuar ate 4G.