Festivali Tirana Jazz

Është pritur me entuziazëm nata e parë e Festivalit Ndërkombëtar të muzikës jazz në kryeqytet. Grupet që kanë startuar këtë event kanë qenë Trio- çeke, gjermane dhe italio-hollandeze.
Banda gjermane Vinorosso, e frymezuar nga World Music, solli ritme te Europes lindore, që nga Rumania, Bullgaria e Shqipëria. Instrumentet dominues të kësaj trioje ishin klarineta, firzamonike dhe perkusionet.
Ndërkohë, Ondrej Stveracek -Trio, çekia ka përcjellë tinguj vibrues fantastik, një jazz bashkëkohor që zor se harrohet, sidomos për ata që janë të frymëzuar nga jazz-i moderne, sepse saksofonisti Ondrej Stveracek është quajtur një John Coltrane Junior dhe solli edhe disa pjesë të këtij miti të muzikes jazz.
Trio-Colijn Buis kuartiteti me tre muzikantë italianë dhe pianistin hollandez, përkatësisht Colijn Buis, gjithashtu ka percjellë emocione midis publikut, falë edhe interpretimit të këngëtares e cila ishte e ftuar të interpretonte me ta Denise Jannah.
Koncerti do të vijojë edhe në datën 20 korrik ku do të performojnë të tjera grupe nga Zvicra, Franca, Kosova dhe Shqipëria e përfaqësuar nga Gent Rushi, Ermal Rodi dhe Rona Nishliu.
Më pas, festivali jazz do të shpërngulet në të tjera qytete të Shqipërisë, në një mini turne në datat 20, 21 dhe 22 korrik dhe ku muzikantët që ishin në Tiranë, do të priten nga audienca e qyteteve të Durrësit dhe Shkodrës.