Skandali i pikturave, hetimi i kalon Task Forcës

Skandali i zhdukjes së pikturave në Korçë merret në dorë nga task forca e prokurisë. Organi i akuzës së Korçës ia ka besuar këtë çështje këtij institucioni, pasi prokuroria e rrethit të Korçës, ka gjetur elementë të shpërdorimit të detyrës gjatë hetimeve.
Si rrjedhim, çështja nga prokurori Gentjan Soja, i cili po hetonte nëse në këtë çështje kishte të bënte me vjedhje të mundshme në galeri, i ka kaluar zëvëndës prokurorit, njëherësh kryetarit të Task Forcës, Elson Sadikaj i cili po hetonte shpërdorimin e detyrës në këtë institucionin kulturor. Plot 55 vepra arti janë grabitur nga Galeria e Arteve në qytetin e Korçës 27 prej të cilave i përkasin mjeshtrit të madh të pikturës, Vangjush Mio.
Skandali u zbulua më 9 korrik, ndërsa ngjalli reagime të shumta tek artistët korçarë dhe jo vetëm. I dyshuari kryesor u bë ish përgjegjësi i galerisë së arteve Guri i madh në Korcë, Sotiraq Xega. Polisia verifikoi banesën e tij, ku u gjetën rreth 1 mijë piktura.
Pas verifikimit nga ekspertë të artit nga Korça dhe Pogradeci, të cilët i kishte përzgjedhur vetë prokuroria e rrethit rezultoi se asnjë prej pikturave të zhdukura nuk ishte pjesë e veprave të ish përjegjësit Mio. Tashmë hetimet pritet të intesifikohen, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e nxjerrjes së disa urdhër ndalimeve për personat përgjegjës.