E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i 49-te konkurrentet


Ne tri net kendojne 38 kengetare te rinj dhe me pervoje. Festivali ka dy juri qe skualifikojne cdo nate


Ne Festivalin e Kenges ne Radio-Televizion qe mbahet me 23 24 dhe 25 dhjetor ne Pallatin e Kongreseve marrin pjese 38 kengetare. Kenget jane perzgjedhur nga nje komision i perbere nga Thoma Gaqi kompozitor Hajg Zaharian kompozitor Myfarete Laze kengetare Zef oba kompozitor Fatmir Hysi muzikolog Altin Goci kengetar dhe Kozeta Mamaqi poete.


32 kenge bejne pjese ne kategorine Big dhe 6 te Te rinjte.
Ne kategorine e pare jane Aurela Gace Kujtim Prodani Francesk Radi Adhurim Demiri Alban Skenderaj Miriam Cani Besa Kokedhima Sajmir Braho Orges Toce Edmond Mancaku Klajdi Musabelliu Dorina Garuci Kejsi Tola.
Per here te pare kendojne ne festival Shpat Deda Albi Xhepa Maria Prifti Ilir Kazaferi Megi Laska Rudina Delia.


Per Festivalin e 49-te kane kompozuar Sokol Marsi Adrian Hila Jetmir Barbullushi Shpetim Saraci Valentin Veizi Kristi Popa Edmond Mancaku etj.
Shumica e kengetareve kane zgjedhur ta kompozojne vete muziken e ne disa raste edhe te shkruajne edhe tekstin. Te tjeret kane marre tekste te autoreve Jorgo Papingji Pandi Laco Agim Doci Agron Tufa Arben Duka.
Jane afruar ne festival edhe banda te rinjsh te para neper aktivitete muzikore te kendojne muzike rrok pop-rrok alternative si NRG Band Humus si dhe kengetare solo.


Marrim opinionin e njerit prej tyre per rendesine qe ka pjesemarrja ne Festivalin e Fundvitit.
Heldi Kraja kengetar i muzikes rrok pjesetar i grupit The fish hook ne vitin 1992-1995 tregon E kam ndjere mungesen e komunikimit me njerezit. Kam bere shume kenge dhe jane transmetuar vetem ne radio. Por radioja nuk eshte nje menyre e mire komunikimi per te qene ne kontakt me publikun. Kraja e ka heren e pare qe merr pjese ne festival si kantautor me kengen E diela pa ty.


Kenga nuk eshte rrok i paster. Kengetari shoqerohet nga instrumentististe te harqeve tunxheve dhe kitarres akustike.
Deri me tani organizatoret kane percaktuar strukturen e festivalit. U be e njohur dje per median dhe per konkurruesit te cileve iu dhane sugjerime iu bene verejtje per kalimin e parametrave te percaktuar ne rregulloren e festivalit.
Ne naten e pare te Festivalit do te kendojne 16 kengetare big dhe 3 te rinj po ashtu edhe te dyten.


Kenget seleksionohen nga dy juri nje per secilen kategori qe zgjedhin cdo nate kenget qe kalojne ne finale. Juria e pare zgjedh 8 kengetare e dyta 1. Ne naten finale shkojne 18 kenge. Jurite ende nuk jane zgjedhur.
Kete vit eshte eleminuar nata e spektaklit dhe kengetaret jane te kufizuar ne performancat e tyre. Nuk lejohen mbi 6 performues qe shoqerojne kengetarin ne interpretim.


Regjisori Bojken Lako po punon per elementet e spektaklit.
Prezantuesit e festivalit te 49-te te Kenges ne RTSH jane Jonida Maliqi Mirela Naska dhe Josif Gjipali. Fonia i eshte besuar Emanuele Doninni-t. Skenograf eshte Bashkim Zahaj. Drejtor artistik Edmond Zhulali.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›