E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshillat per lekure te paster

Per te kuruar lekuren nuk eshte e mjaftueshme qe te vendosesh krem dy here ne dite dhe te investosh ne produkte bukurie shume te kushtueshme.

Ndonjehere harrojme se ka shume veprime te perditshme qe mund te permiresojne apo keqesojne lekuren e fytyres sidomos kur ka ekspozim nga agjente te jashtem si dielli i ftohti apo smogu.

Ja disa keshilla

Zgjidhni pastruesin e duhur. Nuk duhet te perdorni lares te njejte per lekuren e duarve per trupin dhe per fytyren. Lekura e fytyres eshte me e ndjeshme. Zgjidhni nje lares qe ka pak substanca kimike si SD-40 dhe alkool. Keto lloj perberesish tentojne ta thajne lekuren e fytyres.

Mos perdorni shpesh eksfoliantin. Teper e rendesishme eshte pastrimi i lekures ne thellesi por nuk duhet bere shume shpesh sepse keshtu rrezikohet qe te humbet elasticiteti. Perdorini keto produkte ne menyre te moderuar dhe jo ne mengjes kur lekura e fytyres eshte me e dobet.

Hidratojeni lekuren normalisht. Keshilla kryesore e te gjithe eksperteve te bukurise eshte ajo e te ushqyerit te lekures sidomos kur eshte e thate. Asnjehere mos e ekzagjeroni sepse keshtu rrezikoni qe te rendoni lekuren. Pini shume uje kujdesuni per ambientin ne shtepi dhe ndonjehere ushqejeni lekuren me maska fruktoze te pergatitura ne shtepi.

Lajeni fytyren para se te flini. Nese flini me make up atehere mos u habisni kur ne mengjes te gjeni ndonje surprize te pakendshme. Lekura juaj gjate nates duhet te jete e qete poret te jeni te lira qe te marrin ajer.

Mos perdorni produkte kozmetike te vjetra. Edhe pse produkti mund te jete i madh ne sasi mire eshte qe te mos e perdorni per shume kohe sepse me kalimin e diteve cilesia e tij bie. Po ashtu produktet shpesh perdoren me duar jo fort te pastra.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›