Koder Mezez te jetosh mes baltes

Pas nje letre nga nje lexues/ 15 familje jetojne pa uje drita dhe rruge ne fshatin 20 kilometra larg kryeqytetit
Per redaksine e gazetes Shekulli
Jam nje banor i komunes Kashar vendbanimi Koder Mezez. Po ju shkruajme qe te dergoni tek ne nje ekip tuajin per te pare si banojme dhe ku jetojme ne. Jemi 15 familje ne kushte te mjeruara ne cdo drejtim. Pa uje te pijshem pa drita pa rruge automobilistike. Kemi insistuar disa here duke i kerkuar perfaqesuesve te pushtetit vendor plotesimin e ketyre kerkesave qe jane elementare por nuk na kane ndihmuar. Shqetesimin tone e kemi percjelle dhe ne kryeministri por prej 8 muajsh asnje pergjigje nuk na ka ardhur. Ndaj po ju drejtohemi ju me shpresen se trajtimi i kesaj ceshtjeje ne gazeten tuaj do te zgjoje interesin e qeveritareve qe te plotesohen kushtet me minimale te jeteses per ne.
Me respekt
Fatmir Ferhati
Kur lexuam ato pak rreshta qe Fatmiri kishte shkruar per gazeten Shekulli kurrsesi nuk besuam qe fjalet e tij te ishin krejtesisht te verteta. Banori i kesaj lagjeje shkruan se 15 familje nuk kane as uje as drita as rruge e kjo ndodhte ne nje zone qe nuk eshte as 20 kilometra larg kryeqytetit.
E verteta ishte shume me e hidhur sa perpiqej te na bindte ne ate cope leter Fatmiri. 15 familje jetojne ne zgrip te mjerimit. Jane vendosur aty qe pas viteve 90 ahere kur nisi dhe eksodi i madh i veriut ne drejtim te kryeqytetit. Nuk pyeten kur shkelen por fakti qe ishin afer kryeqytetit mjaftonte per te shpresuar ne nje jete me te mire. Kjo enderr sot eshte kthyer ne makthin me te madh per 15 familjet e vendosura ne Koder Mezes. Jetojne pa uje drita dhe rruge. Jane te rrethuar nga kodra qe duhet ti pershkojne ne kembe. Jane vetem 20 kilometra larg kryeqytetit por sapo kemba te shkel aty te duket se se paku je kthyer 100 vite pas.
Vitore Ndrevataj nena e pese femijeve eshte edhe grua edhe burre ne shtepine e saj. Erdhem ketu per me mire por keshtu nuk jetohet me. Kemi frike kur cojme femijet ne shkolle se nuk dime a do te kthehen. Pa rruge pa uje pa drita as kafshet nuk jetojne keshtu- te thote Vitorja.
Ashtu si te gjithe banoret e kesaj lagjeje gjeja e gjalle u mban frymen njerezve. Duhet te rritet nje vic qe te lajne borxhet e thaseve te miellit nderkohe qe asnje prej ketyre familjeve nuk merr perkrahje sociale. Shtepia po u shembet mbi krye dhe burrat zor se gjejne nje pune te perditshme. Ajo qe duam eshte nje rruge drita dhe uje. Jemi te detyruar qe edhe xhenazene ta mbajme ne krahe per ne varreza se nuk ka rruge. Ujin e mbushim me gomar ndersa drita eshte sa flaka e qiriut-te thote Fatmir Ferati.
Burrave u eshte sosur durimi. Te thone se do te bllokojne rrugen dhe femijet nuk do ti cojne me ne shkolle. E kjo per Fatmir Ferhatin eshte e vetmja menyre per te terhequr vemendjen e pushtetareve per te treguar qe jetojne ne zgrip te mjerimit ne kryeqytetin e vendit qe kryeministri e shpalli pardje si miss bota.
Historia e 12- vjecarit qe rrugeton cdo dite mbi nje ore per te ndjekur shkollen
Luli i vocerr i shekullit 21-te
Arjani mbath cizmet e llastikut sa nisin shirat e para te vjeshtes. Deri ne pranvere kembet e tij nuk mbathin ndonjehere kepuce. Rruga ne te cilen duhet te ece cdo dite eshte e kalueshme vetem me cizme te medha llastiku. Kembet e tij jane mesuar me to edhe pse ne te shumten e kohes detyrohet ti terheqe zvarre nga balta qe i ngjitet pas. Por 12- vjecari asnjehere nuk ankohet per to. E di fort mire qe prinderit nuk mundet ti ofrojne me shume dhe nuk ben ze. Qe kur ka lindur eshte mesuar qe pervec bukes cdo gje tjeter ne shtepine e tij eshte luks qofshin keto dhe nje pale cizme te reja apo lodra femijesh. Mjerimi e ka rritur Arjan Xhaven shpejt. Sa zbardh dita nis rrugetimin e tij drejt shkolles. Duhej te ishte nje rrugetim drejt dijes por ne fakt nuk eshte gje tjeter vecse nje sfilitje e perditshme per trupin e dobet te femijes.
Familja e tij eshte vendosur ne Koder Mezes ne fillim te viteve 90-te. Sot e kesaj dite ende nuk ka nje rruge te kalueshme qofte dhe per kembesoret. Femijeve te gjore u duhet te ecin rrepires se kodres mes shkurreve dhe baltes e ky eshte nje rrugetim i perditshem per ne shkolle. Per te vajtur ne Mezes aty ku eshte shkolla 8 -vjecare Arjani duhet te ece cdo dite dy ore ne kembe. A lodhem Lodhem pak sidomos kur bie shi por nuk jam vetem ka dhe femije te tjere e bejme rrugen bashke. Vetem nga lagjia jone behemi 10- tregon Arjani.
Arjanit i pelqen te mesoje por per kete i duhet te zgjohet ne 6 te mengjesit dhe te sfidoje balten e Miss Botes. Madje rrezikon dhe jeten. Po ti biem shkurt nga qafa e kodres rruga behet per 20 minuta por tani ne dimer rezervati mbushet plot me uje dhe eshte shume e rrezikshme. Kur bie shume shi nuk shkojme dot ne shkolle. Ketu nuk vjen dot asnje makine- thote Arjani. Fatin e femijeve te Koder Mezezit e dine fort mire dhe mesuesit e shkolles 8-vjecare te kesaj zone. Nuk u vene mungesa.
Kur ishin zgjedhjet kryetari u ngjit deri tek ne pastaj...
Jo rralle here nje perfaqesi prej 15 familjeve qe jetojne ne Koder Mezez i kane zene deren kryetarit te komunes z. Besnik Fucia. Uje drita dhe rruge jane kerkesat e vetmje qe kane banoret e kesaj lagjeje kerkesa keto qe prej vitesh bien ne vesh te shurdher tek perfaqesuesit e pushtetit vendor. Mungesa e fondeve eshte justifikimi i zakonshem qe kryetari nxjerr nga goja sa here qe ne deren e zyres se tij sheh njerez qe ankohen. Madje kryetari as denjon te na takoje. Nje roje tek dera e komunes te thote se kryetari eshte i zene dhe nuk ka kohe.
Fatmir Ferhati banori qe na shoqeron thote se kryetari i tyre asnjehere nuk ka kohe. Kur ishin zgjedhjet kryetari u ngjit deri tek ne per te marre votat por tani nuk denjon te na takoje-thote Fatmir Ferhati.