Festivali i 75-të i filmit në Kanë, “Triangle of Sadness” rrëmben “Palmën e Artë”

Një satirë thumbuese sociale ka marrë çmimin kryesor në Festivalin e 75-të Filmit në Kanë.
“Triangle of Sadness” i regjisorit Ruben Ostlund iu dha “Palma e Artë” gjatë ndarjes së çmimeve mbrëmjen e djeshme (28 maj).
Është hera e dytë që regjisori suedez fiton çmimin, pasi është shpallur fitues edhe në vitin 2017 me filmin “The Square”.
Pasi mori në dorë trofeun, Ostlund tha se kishte vendosur të bënte një film që do t’i bënte njerëzit të flisnin.
“Kur filluam të bënim këtë film, mendoj se kishim një qëllim, të përpiqeshim vërtet, me të vërtetë të bënim një film emocionues për audiencën dhe të sillnim përmbajtje që provokon mendime. Ne donim t’i argëtonim ata, ne donim që ata t’i bënin pyetje vetes, ne donim që pas shfaqjes të dilnin dhe të kishin diçka për të folur“, tha ai
“Triangle of Sadness” fillon me dy personazhë, të luajtura nga aktori britanik Harris Dickinson dhe afrikano-jugori Charlbi Dean, të cilët shkojnë në një lundrim luksoz. Por ngjarjet e papritura bëjnë që ata ta gjejnë veten të bllokuar, me nevojën për të mbijetuar duke përmbysur rendin shoqëror./ BBC
/rtsh.al/